Flash

Dhëndri i Trump nxjerr pamjet, si do të duket projekti turistik ne bregdetin shqiptar (FOTO)

Lapsi.al 16 March 2024
Dhëndri i Trump nxjerr pamjet, si do të duket projekti turistik ne
Dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump Jared Kushner ka ndarë disa nga pamjet e projekteve që ka për të investuar në Shqipëri. Ditën e djeshme doli lajmi në mediat e huaja Neë York Times dhe Bloomberg se Kushner ka për të investuar në bregdetin shqiptar dhe në zonat e mbrojtura të vendit tonë. Kushner me anë të një postimi në Instagram, ka publikuar disa pamje, që pritet të marrin investimet e tij në Shqipëri, kryesisht në ishullin e Sazanit. "Të emocionuar për të ndarë disa imazhe të hershme të projektimit për projektet e që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit,"-shkruan Kushner. Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Një nga projektet e propozuara do të ishte zhvillimi i ishullit në brigjet e Shqipërisë në një destinacion turistik luksoz. Të dy këto dy projektet e para përfshijnë tokë të kontrolluar tani nga qeveritë, që do të thotë se një marrëveshje do të duhej të finalizohet me qeveritë e huaja. Një projekt i tretë, gjithashtu në Shqipëri, do të ndërtohet në gadishullin e Zvërnecit, një zonë bregdetare prej 1000 hektarësh në jug të Shqipërisë që është pjesë e komunitetit turistik të njohur si Vlorë, ku do të ndërtoheshin disa hotele dhe qindra vila.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Jared Kushner (@jaredckushner)

Të këshilluara

AFP: Ç’po ndodh mes BE-së dhe Ballkanit

Hapja pothuajse e sigurt e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian shkaktoi një valë entuziazmi në Bosnje, megjithatë, për 30 vjet BE-ja po fryn një e...

13:09

Tjetër tërmet në Mal të Zi

Një tërmet tjetër më pak i fortë e ka goditur Malin e Zi të shtunën herët në mëngjes, i cili ishte i dytë në tri ditët e fundit, njoftoi Qendra Evropiane Sizmol...

13:04

Po na mbysin importet

Më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tregjet vendase të pakicës janë nga importi. Patatet dhe fasulet po vijnë nga Egjipti dhe Turqia, perimet...

10:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI