Flash

Senatori amerakan propozon reduktimin e javës së punës në 32 orë nga 40

Lapsi.al 15 March 2024
Senatori amerakan propozon reduktimin e javës së punës në 32

Senatori Bernie Sanders zbuloi këtë javë legjislacionin për të reduktuar javën standarde të punës në Shtetet e Bashkuara nga 40 orë pune në 32 orë pa ulje të pagës, duke thënë se amerikanët po punojnë më shumë orë për më pak paga, pavarësisht përparimeve në teknologji dhe produktivitet.

Ligji, nëse miratohet do të zvogëlojë orët e javës së punës për një periudhë 4-vjeçare, duke ulur pragun në të cilin punëtorët do të kenë të drejtë të marrin të njëjtën pagë. Java e punës 40-orëshe ka qëndruar si standard në Shtetet e Bashkuara që kur u përfshi në ligjin federal në vitin 1940 .

Në një seancë dëgjimore të enjten përpara Komisionit të Senatit për Shëndetësinë, Arsimin, Punën dhe Pensionet mbi ligjin e propozuar, Sanders, tha se fitimet nga rritja e produktivitetit gjatë dekadave ishin korrur vetëm nga drejtuesit e korporatave.

"Realiteti i trishtuar është se amerikanët tani punojnë më shumë orë se njerëzit e çdo kombi tjetër të pasur," tha ai, duke përmendur statistikat që punëtorët në SHBA mesatarisht punojnë qindra orë më shumë çdo javë se sa homologët e tyre në Japoni, Britani dhe Gjermani. .

Senatori Bill Cassidy, republikan i Luizianës, tha në seancën dëgjimore një ulje e tillë do të dëmtonte punëdhënësit, do të dërgonte punë jashtë shtetit dhe do të shkaktonte rritje dramatike në çmimet e konsumit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI