Flash

Pakti Rama-Berisha, reagon Basha: Revolucioni i premtuar, u shit!

Lapsi.al 15 March 2024
Pakti Rama-Berisha, reagon Basha: Revolucioni i premtuar, u shit!

Kryetari i PD-së se vulës Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj miratimit të marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Në një takim me mbështetësit e PD në Kurbin, Basha tha se revolucioni i premtuar nga Rithemelimi u shit pasi bëhej fjalë vetëm për interesat personale të Berishës.

“Njëri prej të cilëve sot u njoftua që ka mbaruar hetimi dhe do komunikohen akuzat. Ndaj edhe Beqja me shokë do shkojë në burg se ka vjedhur. Këta do ngrenë komision për të hetuar se çfarë shkeljesh administrative ka bërë. Për këtë u shit revolucioni i premtuar. Ku është revolucioni? Ku është përmbysja e Ramës? Cila është fitorja që u shet sot demokratëve të Kurbinit që i more pas vetes me premtimin se do rrëzoje Edi Ramën”– tha Basha. Më tej ai tha se qëllimi i marrëveshjes së sotme është vijimi i marrëveshjes së 2008-ës mes Berishës dhe Ramës dhe mbajtja e mbyllur e listave të kandidatëve për deputetë.

“Nisesh për betejë personale dhe merr me vete të gjithë demokratët e ndershëm. Përpjekja për të korrigjuar ligjet e Edi Ramës. Ky ishte revolucioni? E kuptojnë gjithë se diku tjetër fle lepuri te marrëveshja famëkeqe e kushtetutës së deputeteve për të kontrolluar sistemin politik që ua ka lënë trashëgimi Ramiz Alia. Aty ka persona të katapultuar aty pa asnjë meritë që kanë frikë listat e hapura. Janë bërë bashkë për të bllokuar votën e emigrantëve”- deklaroi ndër të tjera Basha.

Të këshilluara

Gjendet një kufomë në bregdetin e Vlorës

Gjendet një kufomë në Karaburun në afërsi të Kepit të Gjuzës. Kufoma është gjetur nga disa peshkatarë. Mësohet se trupi i pajetë është duke u transportuar pë...

18:12

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI