Flash

Kryetari i opozitës greke nis shërbimin e detyruar ushtarak (FOTO)

Lapsi.al 15 March 2024
Kryetari i opozitës greke nis shërbimin e detyruar ushtarak (FOTO)

Kreu i opozitës greke, Stefanos Kasselakis, la sot rolin politik përballë qeverisë së Mitsotakis për të kryer detyrimin e tij në shërbimin ushtarak. Ai ka shkuar në një repart në Thiva si gjithë të rinjtë e tjerë, ku do të qëndrojë për dy javë.

Çdo person në Greqi që ka kaluar 35 vjec mund ta kryejë shërbimin ushtarak për një periudhë më të reduktuar kohe. Kryetari i SYRIZA-s ishte shoqëruar nga babai i tij drejt repartit ushtarak.

Interesimi i medias natyrisht që ishte i lartë. Kasselakis shihet si një sfidues i ri nga kryeministrit aktual të Greqisë, Mitsotakis. Prova e tij e parë në krye të SYRIZA-s janë zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Megjithatë ai përballet me probleme të brendshme në partinë që trashëgoi prej Alexis Tsipras. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet një kufomë në bregdetin e Vlorës

Gjendet një kufomë në Karaburun në afërsi të Kepit të Gjuzës. Kufoma është gjetur nga disa peshkatarë. Mësohet se trupi i pajetë është duke u transportuar pë...

18:12

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI