Flash

Blinken: Dialogu i lehtësuar nga BE, e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë

Lapsi.al 15 March 2024
Blinken: Dialogu i lehtësuar nga BE, e vetmja rrugë përpara

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten në Vjenë, në një konferencë shtypi me Ministrin e Jashtëm austriak Alexander Schallenberg, se dialogu i lehtësuar nga BE-ja “është i vetmi mekanizëm i qëndrueshëm, e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara” për Kosovën dhe Serbinë.

“Na duhet të shohim mirëbesim, përpjekje konstruktive nga Kosova dhe Serbia për të stabilizuar marrëdhëniet dhe që të ndërmarrin masa drejt asaj rruge. Të mos ngrenë tensione, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë të gjitha angazhimet që dalin nga dialogu”, - tha ai.

Zoti Blinken i bëri komentet në kontekstin e bashkëpunimit të Shteteve të Bashkuara me Austrinë dhe vendet evropiane në përgjithësi, në drejtim të integrimit të Ballkanit Perëndimor, përparimi i të cilit tha ai ka rëndësi për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Presidentin Biden dhe atë vetë, duke qenë se “kur fillova punën gjatë viteve ’90 një pjesë e madhe e vemendjes së botës ishte tek Ballkani, Bosnja, Kosova”.

“As neve, as Evropës dhe në veçanti njerëzve të Ballkanit Perëndimor, nuk i duhet një kthim prapa, duke e gjetur veten sërish në situatën e viteve ’90”, - tha zoti Blinken. Ai shprehu optimizimin se falë mbështetjes së vendeve si Austria, rajoni po ecën në rrugën e integrimit evropian.

“Ky është qëllimi i përbashkët për një rajon demokratik, të begatë dhe në paqe, të integruar me pjesën tjetër të Evropës”, - tha Sekretari i Shtetit. Zoti Blinken përshëndeti rekomandimin e Këshillit Evropian për të hapur negociatat me Bosnje-Hercegovinën dhe u bëri thirrje udhëheqësve të vendit që të tejkalojnë ndasitë dhe të ndërmarrin reformat e nevojshme për të ecur përpara drejt BE-së. /VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI