Flash

Aksident gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç, lëndohen dy shtetas të huaj

Lapsi.al 15 March 2024
Aksident gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç,

Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar jashtë rruge.

Nga burime në vendin e ngjarjes bëhet me dije se në njërin nga automjetet janë gjetur të lënduar rëndë dy shtetas të huaj. Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore e me pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërsa në mjetin tjetër nuk është gjetur asnjë person.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Video-2024-03-15-at-09.12.42.mp4"][/video]

Policia është vënë në kërkim të ndonjë personi i cili mund të jetë lënduar ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu ka nisur hetimi për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.9 lekë dhe ...

08:17

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI