Flash

Vodhën energjinë elektrike për "shtëpi bari", arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

Lapsi.al 14 March 2024
Vodhën energjinë elektrike për "shtëpi bari",

Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 22 dhe 19 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme në Pavia të Italisë. Mësohet se këta të rinj kishin përdorur dhoma për kultivimin e kanabisit me një sistem të sofistikuar të ngrohjes dhe ndriçimit.

Bëhet me dije se tek dhomat janë gjetur 300 bimë kanabisi të pjekura dhe 300 të tjera në fazën e rritjes dhe së bashku peshonin 720 kilogramë. Për më tepër për kushtet e rritjes së tyre shqiptarëve u është dashur të vjedhin energjinë elektrike.

Ata kishin krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike me një konsumim ditor prej 150kW. Pasi u lokalizuan ata u kapën dhe u vunë menjëherë në pranga nga policia italiane.

Të këshilluara

Shijak, shoferi bie në lumë me makinë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Shijakut ku një drejtues ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. Mës...

20:36

Merr flakë pusi i naftës në Cakran

Një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran. Gazetarja Marsela Topi raporton për Ba...

16:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI