Flash

Parashikimi i motit: Përmirësohen kushtet atmosferike dhe rriten temperaturat

Lapsi.al 14 March 2024
Parashikimi i motit: Përmirësohen kushtet atmosferike dhe rriten

Këtë të enjte do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të Shqipërisë, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Përjashtim bëjnë zonat përgjatë shtrirjes Lindore nga Puka deri poshtë në Korçë, ku vranësirat do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar reshje të pakta shiu.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin përmirësim të motit edhe në këto zona dhe për pasojë i gjithë territori i vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 21°C vlera më e lartë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Gjatë orëve të paradites, territori i Kosovës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të izoluara shiu e dëbore, kryesisht në zonat përgjatë kufirit me Shqipërinë. Parashikohet që pasditja të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë 24 orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore duke rrezikuar momente me flokë dëbore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në pjesën tjetër të MV por mundësia për reshje është thuajse zero. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të mbeten të pandryshuara gjatë vlerave minimale por maksimalet do të rriten duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 18°C. Ndërkohë parametri i Erës do të jetë kryesisht i lehtë por hera herës mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI