Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Motori i tij u përplas nga makina dhe përfundoi te barrierat e rrugës, humb jetën i riu shqiptar në Greqi

Lapsi.al 14 March 2024
Motori i tij u përplas nga makina dhe përfundoi te barrierat e

Një aksidenti rrugor i ka marrë jetën një 31-vjeçari shqiptar në Patra të Greqisë, kur motoçikleta e tij u përplas nga një automjet. Erges Çobaj, nga Vlora, ka qenë duke drejtuar motoçikletën, teksa duke lëvizur në rrugën “Othonos Amalias” është përplasur me automjetin me targa shqiptare që drejtohej nga Natasha Saliaj, 48 vjeçe, nga Fieri.

Nga përplasja motori ka përfunduar në barrierat e rrugës. I riu shqiptar u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja me barrierat. 48-vjeçarja, banuese në Korinth u arrestua fillimisht por u la më pas e lirë me urdhër të Prokurorit.

Ndërkohë gjatë kontrollit trupor të 31-vjeçarit Çobaj, janë gjetur dhe sekuestruar 50.9 gram kokainë dhe rreth 2500 euro. Sipas mediave greke, Çobaj, i njohur në Patra edhe si “Stelios” ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022. Prokuroria vendase po shqyrton aktivitetin e tij në të kaluarën në çështjet e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa në të shkuarën e afërt ai është arrestuar për vepra të ngjashme në një zonë tjetër nga organet e policisë së Oropos.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI