Flash

Media serbe: Vuçiç i dha Radoiçiç 8.5 milionë euro tender, 2 ditë pas sulmit në Banjskë

Lapsi.al 14 March 2024
Media serbe: Vuçiç i dha Radoiçiç 8.5 milionë

Vetëm dy ditë pas sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës, shteti i Serbisë i ka dhënë Milan Radoiçiç 8.5 milionë euro. Zbulimi është bërë nga media serbe, Nova, që saktëson se kompania në pronësi të Radoiçiçit, “Rad 028” nga Zveçani, nën sanksione nga thesari amerikan, fitoi 4 tenderë, si pjesë e programit për shpërndarjen dhe përdorimin e stimujve për zhvillim ekonomik të vitit 2023.

Në rubrikën “Radar”, gazetari Milan Radonjiç, shkruan se shteti serb i ka dhënë ato para për “prokurim të paspecifikuar të pajisjeve të paspecifikuara” dhe mbështetje për sipërmarrjen. Gjithashtu zbulon se gjatë dhjetë viteve të fundit, “Rad 028” e Radoiçiç të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, ka marrë më shumë se 100 tenderë nga shteti serb.

“Rritja marramendëse e të ardhurave dhe fitimeve të kompanisë nga Zveçani filloi në të njëjtën kohë kur Radoiçiç në vitin 2018 u bë nënkryetar i Listës Serbe, dega e SNS-së në Kosovë. Vlera e marrëveshjeve të lidhura nga Rad 028 me shtetin në pesë vitet e fundit, është rritur me 14 herë, në 102.6 milionë euro”, thuhet në gazetë.

Gazetari shkruan se Radoiçiç kishte ndryshuar pronësinë e kompanisë duke hequr dorë nga aksionet e tij, të cilat u kaluan vëllezërve Veselinoviç, edhe këta të sanksionuar nga Thesari Amerikan. Kompania “Rad 028” nuk ka marrë më asnjë tender të ri nga shteti serb nga janari i këtij viti.

Megjithatë rezulton se kompanitë tjera të themeluara bashkërisht nga Radoiçiç dhe vëllezërit Veselinoviç po punojnë pa probleme. E vetmja gjë që ka ndryshuar, thekson gazeta Nova, është struktura e pronësisë së kompanisë mëmë, ombrellë, Inkop, e cila është e regjistruar si pronare e disa kompanive filiale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI