Flash

Balla del bllof me ekstradimet/ Bruno Çobo: Erdha me dëshirë nga Dubai!

Lapsi.al 14 March 2024
Balla del bllof me ekstradimet/ Bruno Çobo: Erdha me dëshirë

Ditën e martë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet e ekstradimit nga Dubai të një personi të akuzuar për mashtrim me call center, duke shpallur edhe fillimin e një epoke të re në raport me ekstradimet me Emiratet e Bashkuara. Sipas Ballës, ekstradimi i Bruno Çobos ishte një "ekstradim i thjeshtuar", një procedurë e re që do të vihej në zbatim.

“Me ekstradimin e thjeshtuar përmes deportimit, të realizuar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe është hapur një faqe e re e bashkëpunimit, me këtë vend mik dhe partner, në luftën kundër pandëshkueshmërisë”, shkruajti Balla duke dhënë të kuptohet se sapo kishte arritur një sukses të dikasterit që drejton.

Por fabula që sajoi Taulant Balla nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë.

Bruno Çobo doli këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme, ku i komunikuam masën e arrestit në burg që ishte marrë në mungesë, sa i takon përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milion euro ndaj shtetasve italianë.

Në sallën e gjyqit, Çobo jo vetëm që hodhi poshtë deklarimet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që tha se ishte ekstraduar përmes procedurës së thjeshtuar, por që ka udhëtuar i vetëm me vendimin për t’u vetëdorëzuar.

“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, ka thënë ai.

Rezulton se Bruno Çobo i ka dërguar nëpërmjet postës Zyrës së Interpol Tirana një kërkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e t’i krijohen kushtet për tu kthyer në Shqipëri. Tashmë i takon gjykatës të merret me rastin e Çobos, por deklaratat publike tregojnë se sa trashë inskenohen sukseset imagjinare të qeverisë dhe se çfarë niveli banal kanë drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI