Flash

Arian Çani: Pakti ideal i Berishës me Ramën nëse ai do t’i shkelte syrin gjykatës

Lapsi.al 14 March 2024
Arian Çani: Pakti ideal i Berishës me Ramën nëse ai do

Gazetari i emisionit “Zonë e lirë”, Arian Çani është shprehur se nëse opozita ka marrë vetëm dy komisione nga pakti me PS dhe kryeministrin Edi Rama, kjo sipas tij, është shumë pak për të lënë betejën në Parlament.

Çani shprehet se pakti ideal do të ishte nëse Rama dilte publikisht dhe t’i thoshte “Rithemelimit” se vula e PD u takon atyre dhe t’i “shkelte syrin” gjykatës, me qëllim që ata t’ia jepnin këtë të drejtë pjesës më të madhe të opozitës. Ai tha gjithashtu se beteja e opozitës në Parlament dhe zhurma që ata kanë bërë gjatë kësaj kohe, e shqetëson kryeministrin Edi Rama dhe ndërkombëtarët.

“Duket sikur kanë fituar vetëm dy komisione hetimore parlamentare. Unë jam për marrëveshjet. Çfarë “lodre” keni i thashë dikujt nga opozita, që Rama ka nevojë ta marrë. Rama del në pazar dhe i pëlqen një “lodër”. Çfarë “lodre” keni ju i thashë? S’më ktheu përgjigje. Në parim unë jam pro negociatës. Të gjithë këta që thonë u shitët te Rama, janë budallëqe.

Problemi është çfarë ka marrë “Rithemelimi” që e la betejën në Parlament. Ajo beteja, ose ajo zhurma, Ramën e shqetëson. Edhe ndërkombëtarët janë të detyruar të thonë ore gjeni një gjuhë tani se latë nam. Nëse këta lanë këtë dhe nuk kanë marrë asgjë, janë naivë.

Unë do e kuptoja për shembull nëse Rama do thoshte “ok”, mjaft me sherre, ecim para, ju e meritoni vulën dhe “të shkelte syrin” me shpresën se gjykata pa qenë nevoja t’ia thotë Ramsesi do t’i jepte vulën. Nëse do i jepnin komisionet dhe vulën atëherë “ok”.

Zyrtarisht është Berisha kryetar i PD. Nëse gringot kanë vendosur që të ketë marrëdhënie me Rithemelimin, megjithëse kryetar është Berisha, por të mos e kenë me atë por me pjesën tjetër, për mua është lajm i mirë”, - tha Çani në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI