Flash

Ish-krahu i djathtë i Navalny-t sulmohet me çekiç në Lituani

Lapsi.al 13 March 2024
Ish-krahu i djathtë i Navalny-t sulmohet me çekiç në

Aktivisti i opozitës ruse Leonid Volkov, i cili ka qenë ish-shefi i shtabit të liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexey Navalny, është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Lituani. Volkov u sulmua me një çekiç dhe gaz lotsjellës, ndërsa ishte në makinën e tij në Vilnius të martën mbrëma, tha zëdhënësja e Navalny Kira Yarmysh, raporton Reuters.

“Volkov është sulmuar jashtë shtëpisë së tij. Dikush i theu xhamin e makinës dhe i hodhi gaz lotsjellës në sytë e tij, pas së cilës sulmuesi filloi ta godiste Leonidin me një çekiç”, shkroi ajo në X.

Ajo postoi imazhe që tregonin Volkovin me një mavijosje në ballë dhe një automjet me derën dhe dritaren e dëmtuar. Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis e quajti sulmin “tronditës”.

“Autorët do të duhet të përgjigjen për krimin e tyre”, shkroi ai në X. Policia lituaneze po heton incidentin. Volkov ka jetuar jashtë Rusisë për disa vite për sigurinë e tij dhe ka shërbyer si shefi i shtabit të Navalny-t derisa lideri i opozitës vdiq papritur në një burg në Arktik muajin e kaluar, ku po vuante dënimin për akuza që ishin të motivuara politikisht.

Volkov përballet gjithashtu me akuza të ndryshme të motivuara politikisht në Rusi. Një tjetër anëtar i ekipit të Navalny, Ivan Zhdanov postoi fotografi në mediat sociale të Volkov këmbën e majtë të përgjakur dhe tha: “Sigurisht që ky është një sulm i qartë politik, këtu nuk ka dyshim”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI