Flash

Flet Bardhi: E vërteta e marrëveshjes me PS për komisionet hetimore

Lapsi.al 13 March 2024
Flet Bardhi: E vërteta e marrëveshjes me PS për komisionet

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në “Open” në News 24, thotë se protestat e opozitës në Parlament përfundojnë pasi shkaku për të cilën nisën tanimë ka rënë.

“Kjo i shërben funksionimit normal të Kuvendit. Ne kemi shpallur një motiv për të cilin kemi hyrë në këtë aksion në këtë Kuvend. Sigurisht, Kuvendi ka deputetë me vota të vjedhura, ky është diskutim tjetër. Ne kemi marrë një vendim për të mos lejuar normalitet në Kuvend bazuar në një vendim të mazhorancës për ato tre çështje që përmenda sa kohë na u rrëzua komisioni i Shëndetësisë dhe TIMS-t dhe nuk na lejohet të përfaqësohemi në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

E kam bërë të qartë edhe në përgjigje të apelit ndërkombëtar, që nxiste dialogun politik, që po jam i gatshëm të ulem për të dialoguar në institucione. Ne po heqim dorë nga protesta në Parlament, sepse shkaku po bie. Pra janë 3 vendime të 12 tetorit. Nuk e quaj as fitore dhe as humbje”, - tha Bardhi.

Ai u shpreh se me PS-në nuk kanë një marrëveshje, duke argumentuar se zbatimi i Kushtetutës nuk negociohet. Bardhi tha se komisionet hetimore do të ngrihen siç e parashikon Kushtetuta, ndërsa garantoi se opozita nuk do të lejojë asnjë pengim të hetimit parlamentar.

“Të mos deformohet arsyeja pse ne hymë në këtë aksion në Kuvend, Arsyeja është pengmarrja e Kuvendit më 12 tetor. Siç parashikon Kushtetuta do të ngrihen komisionet Hetimore, të jeni të sigurt se opozita nuk do të lejojë asnjë pengim të hetimit parlamentar. Nëse ngrihen, ne do të respektojmë Kushtetutën dhe do të bëjmë gjithçka që kushtetuta të respektohet germë më germë.

Nuk është marrëveshje. Marrëveshja përmban dakordësi për çështje përmbajtjesore. Ne nuk kemi asnjë dakordësi për çështje të tilla. Nuk bëhen negociata dhe marrëveshje për zbatimin e Kushtetutës. Nga shtatori 2021 deri në shtatorin 2023 janë kërkuar 8 komisione. Më 5 shtator kemi vendosur se çfarë komisionesh do të ngrihen në këtë sesion, atë të TIMS dhe asaj në shëndetësi. U bllokuan dhe kjo solli këtë reagim të opozitës.

Aksioni i opozitës ka një historik, lindi nga vendimet e seancës së 12 tetorit, nga rrëzimi i komisionit për TIMS, shëndetësisë dhe mos ndryshimi i përbërjes së Reformës Zgjedhore. Nëse zhbëhen këto të treja, kthehet jeta parlamentare. Nga ai moment nuk ka pasur më seancë normale në Kuvend. Duhet një zgjidhje me institucionet e Kuvendit. Ne në çdo moment bëjmë bisedime dhe negociata politike. Nuk ka marrëveshje. Të mos deformohet arsyeja pse ne hymë në këtë aksion në Kuvend. Arsyeja është pengmarrja e Kuvendit më 12 tetor”, - tha Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VENDIMI/ Rama shpall pushim ditën e premte

Kryeministri Rama njoftoi para pak çastesh në rrjetin social X se administrata do të ketë pushim ditën e premte, 15 mars. “Me këtë vendim të Këshillit të Min...

20:23

Rama emëron një zv.ministre te Arsimit

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ana Kapaj është emëruar zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit. 1024px-Ministria_e_Arsimit_Sportit_dhe_Rinisë-665x650 ...

19:39

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI