Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Ndalet përmirësimi i tregut të punës, papunësia u rrit dhe punësimi u ul

Lapsi.al 12 March 2024
Ndalet përmirësimi i tregut të punës, papunësia u rrit

Shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare shënoi një rritje të lehtë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Të dhënat e INSTAT treguan se shkalla zyrtare e papunësisë u rrit në 10.6%, nga 10.5% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Megjithatë, shkalla e papunësisë në ekonomi ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte në nivelin 10.8%.

Gjatë tremujorit të fundit 2023, treguesi i papunësisë pësoi rënie të lehtë për femrat, por shënoi rritje për meshkujt.

Rritja e shkallës së papunësisë në ekonomi ka reflektuar kryesisht uljen e nivelit të punësimit. Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç ra në 66.7%, nga 67.7% që kishte qenë një tremujor më parë, ndërsa ngelet lehtësisht më e lartë se niveli prej 66.5% i një viti më parë. Shkalla e punësimit ka shënuar rënie si për meshkujt, ashtu edhe për femrat.

Me bazë tremujore, punësimi ka shënuar rritje vetëm për industrinë, me 1.7%, ndërsa ka pësuar rënie në shërbime, me 1.9% dhe në bujqësi, me 1.3%. Me bazë vjetore, punësimi është në rritje me 2.8% në sektorin e shërbimeve, por paraqitet në rënie për industrinë, me 0.1% dhe për bujqësinë, me 2.9%. Edhe shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës ka pësuar rënie në tremujorin e fundit 2023. Ky tregues zbriti në 75.1%, në rënie me një pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 0.3 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është raporti i forcës së punës (të punësuar plus të papunë punëkërkues) kundrejt popullsisë në moshë pune.

Pas pandemisë, tregu i punës është karakterizuar nga rritja e punësimit dhe rënia e papunësisë në nivelet më të ulëta historike. Mungesa e forcës së punës ka sjellë edhe një rritje të shpejtë të pagave, duke rritur edhe presionet inflacioniste në ekonomi.

Tremujori i fundit 2023 ka sjellë një përkeqësim të lehtë të treguesve të tregut të punës, megjithatë është herët për të kuptuar nëse tregu i punës po e kalon fazën e mbinxehjes. Duke pasur parasysh peshën në rritje të turizmit në ekonomi dhe në tregun e punës, është e pritshme që kërkesa për punë të rritet ndjeshëm pas tremujorit të dytë të viti, duke reflektuar edhe tendencën sezonale të këtij sektori./ Monitor

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Fier

Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Fierit. Zënkë mes adoleshentësh ka ndodhur pak minuta më parë në qëndër të Fierit pranë park...

11:52

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI