Flash

Gjykata e Lartë çon në SPAK 21 janarin

Lapsi.al 12 March 2024
Gjykata e Lartë çon në SPAK 21 janarin

Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjykata e Lartë vendos që hetimet për 21 janarin të zhvillohen nga SPAK.

Gjykata e Lartë detyron SPAK të regjistrojë procedimin penal. Pranohet rekursi i Rajmonda Nikës, të vejës së Aleks Nikës.

Prokurori i SPAK ka vendosur dërgimin e kallëzimit për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës.

Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë.

Më 29 mars 2023 GJKKO ka vendosur mospranimin e ankimit.

Ndërkohë, më 22 qershor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë ne fuqi vendimin e GJKKO që kishte rrëzuar ankimin e familjarëve.

Të këshilluara

Shpërthim tritoli në Lushnjë, reagon policia

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është dëgjuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Lushnjës. Policia thotë se lënda plasëse është hedhur në afërsi të garaz...

23:16

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI