Flash

Deklarata e djalit të vogël që iu gjetën gjurmët e gishtave në pistoletë: Unë i ndihmova të fshehin makinën

Lapsi.al 12 March 2024
Deklarata e djalit të vogël që iu gjetën gjurmët e

Amarildo Meta, djali i vogël i familjes Meta, nuk ka preferuar të japë shpjegime tek oficerët e policisë në lidhje me gjurmët e gishtërinjve të gjetura në qytën e pistoletës dhe qeses plastike që ishte mbështjellë arma me te cilën u vra Pëllumb Meta.

19-vjeçari i qëndron deklarimeve fillestare duke pohuar se nuk ndodhej në shtepi në momentin e krimit.

Ai u shpreh se nuk e ka prekur pistoletën, por se vetëm ka ndihmuar vëllanë, Hysen Metën për të fshehur makinën.

“Unë nuk kam lidhje me vrasjen e babait. Nuk ndodhesha në shtëpi në momentin e krimit, isha në punë te servisi. Aty ka edhe kamera sigurie dhe ju e keni verifikuar këtë fakt. Kur kam shkuar në shtëpi kishte ndodhur ngjarja. Nuk kam asnjë ide se si kanë përfunduar gjurmët e gishtërinjve të mi në pistoletë. Une s’e kam prekur fare pistoleten as para dhe as pas ngjarjes. Nuk di çfarë të them. Unë kam ndihmuar vëllnë vetëm për të fshehur makinën. Me armën s’kam lidhje fare.”-ka deklaraur Amarildo Meta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI