Flash

Rama e paralajmëroi/ Berisha-Basha hetohen për 21 Janarin e 13 viteve më parë

Lapsi.al 12 March 2024
Rama e paralajmëroi/ Berisha-Basha hetohen për 21 Janarin e 13 viteve

Ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kreu i gardës, Ndrea Prendi mund të jenë subjekt i hetimit të SPAK për vrasjen e Aleks Nikës, protestuesit që u vra 13 vite më parë në protestën e 21 Janarit. Vendimi u mor nga Gjykata e Lartë që rrëzoi vendimet e mëparshmë të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Prokurorët e SPAK e kishin refuzuar dosjen me pretendimin se nuk ka prova që të çojnë tek Berisha, Basha apo Prendi si ish-funksionarët që do të duhet të hetoheshin nga SPAK me dyshimet se dhanë urdhër për vrasjen.

Dosja është aktualisht në prokurorinë e Tiranës, por kryeministri Edi Rama dhe familjarët e Aleks Nikës kanë pretenduar se kjo nuk është e drejtë, sepse më së pari duhet hetuar ai që e quajnë "zinxhiri komandues".

Edhe në seancën e sotme, prokurori Alfred Shehu i tha trupës gjykuese se gjatë hetimit "nuk kanë dalë subjekte të posaçme", ç'ka do të thotë se nuk ka prova se urdhri për vrasjen u dha nga ish-kryeministri, ish-ministri i brendshëm, apo ish-shefi i gardës. Por trupa e gjykuese këmbënguli që SPAK të kryejë verifikime para së të dalë në konkluzione.

Lexo edhe: Akuzat e Ramës për 21 janarin/ Ç’tregon justifikimi i prokurorisë

Lexo edhe: Drejtësia e re/ Kreu i Gjykatës së Lartë përqafuar me socialistët e Vlorës

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj i tha prokurorit se "S’ka asnjë pengesë që për një çështje penale të hetojnë disa prokurori, një, dy, tre, katër, pesë", ndërsa anëtari tjetër, Ilir Panda pyeti direkt prokurorin nëse janë bërë hetime në lidhje me "zinxhirin drejtues".

Familjarët e Aleks Nikës u shfaqën entuziastë për vendimin. E veja e protestuesit të vrarë Rajmonda Nika tha se e priste vendimin. Ajo e konsideroi atë një formë shpërblimi për gjithçka kishte kaluar deri tani. "Ne kemi kallëzuar në këtë çështje të gjithë zinxhirin nisur nga Sali Berisha”,-tha Rajmonda Nika.

Nika tha se do të dorëzojë në SPAK një regjistrim të komunikimit të gardistëve në 21 janar, për të cilin familjarët pretendojnë se mund të çojë në marrjen në hetim të zyrtarëve që urdhëruan vrasjet. Familjarët e Aleks Nikës janë të vetmit që nuk kanë pranuar dëmshpërblim nga qeveria për vrasjen e të afërmit të tyre me shpresën se do të kenë drejtësi.

Vendimi që detyron SPAK të  hetojë Berishën dhe Bashën është paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili këmbënguli në hetimin e një urdhri, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që e quajti vrasjen e Aleks Nikës një krim shtetëror.

Rama kërkoi menjëherë hetimin e "zinxhirit komandues" duke nënkuptuar kundërshtarët e tij politikë. Socialistët dërguan disa kallëzime në SPAK nëpërmjet familjarëve të Aleks Nikës, por këto u refuzuan nga SPAK.

Në një letër që kreu i SPAK, Altin Dumani u dërgoi familjarëve të Aleks Nikës ai shprehej se nuk kishte ende prova që të përfshinin ish-drejtuesit e institucioneve në urdhërimin e vrasjeve.

Gjatë ceremonisë së fundit të përkujtimit të të vrarëve të 21 Janarit, kryeministri Edi Rama e quajti prokurorinë e Tiranës "pa shtyllë kurrizore" duke ngulur këmbë në kërkesën për hetime nga SPAK.

"Pak më shumë sesa një muaj prej sot, do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të “21 janarit” do t’i kaloj për shqyrtim SPAK-ut për të hapur për së mbari hetimi e krimit shtetëror në bazë të vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo do të vazhdojë të mbetet e mbyllur për Zoti e di sesa kohë akoma nën barkun e madh të Prokurorisë pa shtyllë kurrizore të rrethit gjyqësor të Tiranës” u shpreh Rama.

Aleks Nika u plagos rëndë me plumb në kokë në 21 janar dhe gjeti vdekjen dy javë më pas në Turqi. I ndjeri është një nga 4 protestuesit e vrarë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Për vrasjen e Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedën, Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi ish kreun e gardës Ndrea Prendi me vetëm 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite e pak muaj, ndërsa për Nikën nuk ka ende asnjë autor./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI