Flash

Negociatat “për normalizim” PS-PD/ Çfarë rrezikon opozita?

Lapsi.al 11 March 2024
Negociatat “për normalizim” PS-PD/ Çfarë rrezikon

Një pjesë e thashethemeve se përfaqësuesit e Ramës dhe Berishës po negociojnë për normalizimin e situatës në Parlament duket se ka rezultuar e vërtetë. Produkti më i prekëshm i saj do të jetë se në vend të shkulë mikrofonat dhe të prishë mbledhjen si zakonisht, opozita reale ka konfirmuar se do t'i kthehet normalitetit, të prishur që prej 5 tetorit, dhe do të ulet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Si pjesë e një pakti të arritur paraprakisht, Gazmend Bardhi mësohet se ka pranuar të jetë aty krahas Lindita Nikollës dhe Bledi Çuçit, të martën në ora 13 30. Objektivi i takimit mësohet të jetë dhënia së paku e nja dy komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita, për të cilat ajo ka bllokuar prej pesë muajsh punimet e Kuvendit.

Thuhet gjithashtu se pas kompromisit qëndrojnë diplomatët më të rëndësishëm perendimorë në Tiranë, që kanë luajtur fijet në kulisa. Kjo u pa edhe për faktin se në paraditen e kësaj të hene, pak para se të jepej njoftimi për mbajtjen e mbledhjes, shefi i ambasadësh së SHBA dhe ai i delegacionit të BE ia behën në zyrën e Lindita Nikollës.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për të theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, si dhe përpjekjet e saj në zbatimin e ligjit dhe kundër korrupsionit, teksa vendi ecën përpara drejt integrimit Euroatlantik. Një parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive për njerëzit është thelbësor për përmbushjen e këtyre synimeve”- u njoftua në reagimin e ambasadës së SHBA.

Gjithashtu më herët, ambasadori i BE, Silvio Gonzato bëri thirrje që partitë politike të arrijnë një marrëveshje për rikthimin e normalitetit në Kuvend në mënyrë që vendi të përparojë me vijimin e reformave të domosdoshme.

LEXO ME TEJ:

Shpjegimi/ Thelbi i sherrit se pse shpërtheu flaka në parlament 

Sipas një lajmi të cituar nga Televizioni Klan mësohet se kompromisi i arritur më herët është ngritja e 2 komisioneve hetimore parlamentare që në ditën e nesërme. Burime të tjera brenda Paralamentit thonë se ato kanë të bëjnë me komisionin hetimor për McGonigalin dhe atë për skandalin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS.

Në fakt, që nga fundviti i shkuar PD e Berishës kërkonte ngritje komisionesh hetimore për investimet strategjike, grabitjen te Porti i Durrësit, udhëtimet me charter të kryeministrit, çsëhtjen Bechetti, kontratave konçensionare në shendetësi dhe vendimarrjeve në konflikt interesi.

Përpos këtyre ajo kërkonte edhe riformatimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në të cilin ka mbetur si përfaqësues i PD, Enkeleid Alibeaj, që tashmë nuk përfaqëson asgjë.

Por ndonëse Parlamenti nuk zhvillonte dot punime normale, Edi Rama nuk u tërhoq asnjë hap pas. Madje ai bëri një krahasim me djegjen e mandateve duke thënë se po i hape rrugë opozitës asaj i bëhet mësim. “Ja tani as nuk e imagjinon më bojkotin, por përkundrazi e dënon”, shtoi ai.

Me këtë logjikë shumica e Ramës në Parlament votoi në fund të vitit të kaluar një ligj të ri për komisionet hetimore ku kufizoheshin ndjeshëm të drejtat e minorancës për të kontroll.

Ndryshimet, tashmë të dekretuara edhe nga presidenti Bajram Begaj, kufizojnë të drejtën e opozitës për ngritjen e tyre dhe vendosin rregulla që i japin mundësi mazhorancës të kontrollojë vendimarrjen për mbedhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve.

Po ashtu ndryshimet i japin mundësi shumicës të vendosë për mbledhje me dyer të mbyllura gjatë dëshmive në komision, me arsyetimin se publiciteti mund të dëmtojë dëshmitarët ose të dhënat që paraqiten në komision.

Komisionet hetimore/ PS qëndis ligjin sipas shqetësimeve të Ramës

Që pas komisionit të bujshëm për aferën e inceneratorëve që përfundoi punimet në mars 2022, mazhoranca ka refuzuar çdo kërkesë tjetër të opozitës, duke mohuar një të drejtë kushtetuese të saj për të kontrolluar qeverisjen.

Pikërisht cënimi i kësaj të drejte është theksuar dhe nga pjesa më e madhe e kancelarive perendimore. Parlamenti Evropian, në një rezolutë për Shqipërinë në mes të janarit theksoi “funksionin jetik të kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore”.

Ai rikujtoi “se ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare u miratua pa konsensus” dhe inkurajoi “përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, interpelancat dhe mocionet me debat…,” thuhej në rezolutë.

Andi Bushati: Kush e ngriti grushtin i pari? 

Në këtë pikëpamje mazhorancës mund t'i interesojë një ulje gjakrash për të bërë tolerantin para ndërkombëtarëve. Ajo mund të jetë e gatshme që për këtë qëllim të bëjë edhe ndonjë lëshim të vogël.

Ajo mund të hapë dritën jeshile edhe për ndonjë komision hetimor në formatin e ligjit të ri tejet kufizues. Po a janë këto të mjafta për të ruajtur të drejtat e opozitës dhe rolin e saj kontrollues?

Dyshimet janë të mëdha. Dilema përpara negociatorëve demokratë është se ata mund të negociojnë njohjen legjitime të PD-së reale, heqjen nga axhenda të shprehjes së Ramës: “nuk diskutojmë me “non gratat”, në dëm të të drejtave themelore të minorancës. Ata rrezikojnë të yshten nga dëshira që ta shfrytëzojnë këtë proces për të mundur një kalë të ngrordhur si Basha, ndërkohë që opozita shtypet po njësoj.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI