Flash

E rëndë në Kosovë, 13-vjeçarja përdhunohet nga 2 persona

Lapsi.al 11 March 2024
E rëndë në Kosovë, 13-vjeçarja përdhunohet nga 2

Një vajzë e mitur nga Malisheva në Kosovë, është përdhunuar nga dy persona të një moshe madhore. Pasi 13-vjeçarja u raportua e humbur nga familja, është gjetur me dy persona në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit.

Sipas burimeve nga gazeta Sinjali, dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar.

Pasi e mitura u gjet, u dërgua në spital për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Më pas ajo dha deklartën e saj lidhur me se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

Polica u organizua për të kapur personat e dyshuar, të cilët më pas u arrestuan. Ndaj dy personave ka filluar një hetim për veprën penale “dhunim”.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë – Novoselë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”. Makinat e përfshira në aksident janë tip “Me...

19:00

Tiranë, betonierja përplas 44-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se një betoniere ka përplasur në afërsi të Kopshtit Zoologjik një 44-vjeçar. Ende nuk dihen shkaqet ...

17:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI