Flash

Del libri/ Trump thoshte se Hitleri ka bërë edhe gjëra të mira

Lapsi.al 11 March 2024
Del libri/ Trump thoshte se Hitleri ka bërë edhe gjëra të

Kur ishte president, Donald Trump shprehu admirimin e tij për Adolf Hitlerin në më shumë se një rast, duke pretenduar se Fyhreri kishte bërë gjithashtu edhe "disa gjëra të mira".

Janë deklarata që do të mund t’i lexojmë në një libër të ri që do të dalë të martën në SHBA të titulluar “Kthimi i fuqive të mëdha” të shkruar nga spikeri i CNN, Jim Sciutto, në të cilin disa nga ish-bashkëpunëtorët e manjatit raportojnë një sërë deklaratash të forta.

Sipas të njëjtave burime në veçanti, Trump vlerësonte "menaxhimin e ekonomisë" të Hitlerit dhe "kontrollin që ai kishte mbi gjeneralët e tij". Në një bisedë tjetër, shkruan gazetari Sciutto, Trump ka qenë i fokusuar në aftësinë e pazakontë të Hitlerit për të siguruar besnikërinë e gradave më të larta të shtetit.

Burim i këtyre deklaratave tronditëse të cituara në libër janë ish-këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton (këshilltar për sigurinë kombëtare gjatë administratës së parë të Trump) dhe gjenerali në pension John Kelly, të cilin manjati amerikan, Donald Trump e donte në krahun e tij si shef shtabi nga korriku 2017 deri në janar 2019. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë – Novoselë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”. Makinat e përfshira në aksident janë tip “Me...

19:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI