Flash

Policia reagon për aksidentin në Tiranë: U përplas me një pemë dhe një motor

Lapsi.al 10 March 2024
Policia reagon për aksidentin në Tiranë: U përplas me

Policia ka reaguar për aksidentin e ndodhur ditën e sotme në rrugën " Ferit Xhajko" në Tiranë. Në aksident u përfshi edhe një urban i linjës së "Unazës".

Sipas policisë, shoferi i autobusit nuk është ndjerë mirë, teksa ishte në timon. Pas kësaj ai është përplasur me një pemë dhe motomjet që ishte i parkuar. Shoferi po merr ndihmën mjekësore në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI