Flash

Itali/ Arrestohet shqiptari që qëlloi për vdekje bashkëatdhetarët e tij, në kërkim tre të tjerë

Lapsi.al 10 March 2024
Itali/ Arrestohet shqiptari që qëlloi për vdekje

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar gjatë natës, pas të shtënave që tronditën mbrëmjen e djeshme, Frosinenon në Itali. Ndërkohë autoritetet po punojnë identifikimin dhe kapjen e tre personave të tjerë, kombësia e të cilëve ende nuk dihet.

Përplasja me armë u raportua fillimisht se kishte qenë mes një bande shqiptarësh dhe marokenësh, ndërsa sot mësohet se kanë qenë të gjithë shqiptarë. Të shtënat e një nate më parë shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve që janë ende në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se gjithcka ka nisur nga një konflikt brenda një lokali në zonë, ndërsa sot mësohet se sipas hetuesve, i arrestuari ka vepruar me tre bashkëpunëtorë të tjerë, duke vënë në shënjestër pesë bashkatdhetarë që ndodheshin në atë moment në lokalin Shake.

23-vjeçari mbrëmjen e djeshme, në qendër të Frosinones, qëlloi me armë zjarri drejt katër të rinjve të ulur në një tavolinë në një lokal në Via Aldo Moro, duke lënë të vdekur një bashkatdhetar 27-vjeçar, dhe një tjetër që ndërroi jetë në spital. Dyshohet se konflikti mes bandave shqiptare ka nisur për pazare të prostitucionit dhe trafikut të drogës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI