Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Ambasadori serb në SHBA në krah të Milan Radoiçiç/ Vuçiç: Nuk e kam pyetur fare

Lapsi.al 10 March 2024
Ambasadori serb në SHBA në krah të Milan Radoiçiç/

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas publikimit të një fotoje ku shihen nën shoqërinë e njëri - tjetrit ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq dhe organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiç. Në një deklaratë për mediat, Vuçiç ka thënë se nuk e ka pyetur ende Gjuriçin se kur është bërë ajo fotografi.

“S’e kam pyetur atë se kur, ku dhe pse. Nuk e kam pyetur, qoftë edhe nëse ai ka shkuar në tavolinë për ta takuar Radoiçiçin për t’u ulur për një minutë apo dy, apo aty ka shkuar bashkë të”, - ka thënë Vuçiç. Më tej ai është shprehur se ata që po kritikojnë Marko Gjuriç, “shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm serbë”.

“Tani ata po e sulmojnë Markon jam duke i shikuar të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka. Imagjinojeni ai e paska takuar ‘djallin’. Dhe, lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel. Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”, - ka thënë Vuçiç.

Duket se Vuçiç u refererohet akuzave të politikanti serb, Nikola Sanduloviç i cili u dhuna nga BIA pas homazheve në varrin e Adem Jasharit. Në një deklaratë në rrjetin social “X”, Sanduloviç pyet zyrtarët evropianë dhe ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill se a është Gjuriç ende ambasadori më i mirë i Serbisë.

“A mundeni ju, Miroslav Lajçak, Josep Borrell, Richard Grenell e Gabriel Escobar të përshkruani këtë foto? A keni thënë ju ambasador Hill se Serbia kurrë nuk ka pasur ambasador më të mirë në SHBA sesa Marko Gjuriçin. Ambasadori serb në SHBA, Gjuriç, që pritet të bëhet kryeministër i ardhshëm i Serbisë, është parë duke darkuar me të kërkuarin nga Interpoli dhe ta sanksionuarin nga SHBA-ja, Milan Radojiçiç, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ishte prapa sulmit në Banjskë ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës”, - shkruan Sanduloviç.

Politikani serb shton se pret të shohë se cili do të jetë reagimi i SHBA-së dhe BE-së ndaj kësaj dëshmie të qartë të lidhjes mes një krimineli të kërkuar nga Interpoli e një terroristi si Radojiçiç, me elitën e qeverisë serbe.  Në foton e publikuar Gjuriç dhe Radoiçiç janë ulur vetëm në një tavolinë në një restorant. Nuk dihet se kur ka ndodhur ky takim i ambasadorit serb në SHBA dhe Radoiçiçit, i cili është nën sanksionet amerikane për korrupsion dhe për të cilin është lëshuar fletarresti i Interpolit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI