Flash

Rrëmbeu foshnjën në spital, arrestohet babai në Janinë

Lapsi.al 9 March 2024
Rrëmbeu foshnjën në spital, arrestohet babai në Janinë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Janinë pasi akuzohet se ka rrëmbyer një foshnjë në spital. 32-vjeçari, i cili mësohet se është babai biologjik i foshnjës, ka rrëmbyer fëmijën nga Spitali i Përgjithshëm Universitar i Janinës ku po trajtohej.

Mjekët e spitalit njoftuan policinë, e cila pas një hetimi, gjeti foshnjën tek të afërmit e 32-vjeçarit, të cilët e dorëzuan vullnetarisht. Më pas fëmija u dërgua përsëri në spital.

“Fëmija ka qenë i shtruar në spital nga data 20 shkurt deri në mesditën e sotme dhe shoqërues zyrtar i fëmijës ka qenë ky zotëri. Kur zotëria u njoftua se fëmija do të shkonte në një institucion, pati një reagim”, thanë burime nga spitali.

Me urdhër të prokurorit, fëmija është transferuar në Spitalin e Artës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI