Flash

Me skenar si nëpër filma, shqiptari i dënuar me burg përjetë "vdes" për 40 euro, gjykata e Durrësit ia miraton

Lapsi.al 9 March 2024
Me skenar si nëpër filma, shqiptari i dënuar me burg

Më pak se 40 euro ka paguar Leonard Mnela personazhi i botës së krimit që për 21 vite mashtroi Shqipërinë dhe Italianë. Ai në 2003 sajoi një certifikatë vdekje pasi u dënuar burg përjetë në Itali, ndërsa në 2024 nga Amerika u soll me pranga në Tiranë.

Deri në vitin 2011 ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian, drejtësia përtej Adriatikut e ka dënuar Leonard Mnelën me 25 vite burg.

E teksa Menla kishte nisur një jetë të re në Shqipëri apo diku gjetkë më datë 15.12.2010 ai vë në zbatim një plan të denjë për filma “hollivudian”.

Inskenon vdekjen e tij duke prodhuar dokumentacion të rremë sikur ka vdekur në Amerikën latine.

Siç shihet në dokumentin e vendimit të gjykatës të siguruar nga emisioni FactCheck, shkodrani Mnela paraqet shtatë vite pas vdekjes në Amerikën Latinë, kërkesën për zyrtarizimin e këtij akti edhe në gjendjen civile në Durrës.

Por si “vdiq” dhe sa kushtoi ky plan?

Në vendim thuhet se Mnela ka ndërruar jetë “më datë 3 Janar 2003 në banesën e tij ora 11.05 minuta në Republikën Boliviane të Venezuelës në shtetin e Miranda bashkia Sucke”.

E për ta bërë më të besueshme këtë akt vdekje është shtuar në dokument edhe Kisha Famullitare Petare.

Pas një procesi gjyqësor i cili ka kushtuar 3850 lekë më pak se 40 euro, gjykata e Durrësit gjashtë muaj pas nisjes së këtij gjykimi ka vendosur “Pranimin e faktit Juridik duke e shpallur të vdekur shtetasin shqiptar Leonard Mnela i vitëlindjes 1969.

Sipas policisë shqiptare ky person Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, 54 vjeç, do të jetë subjekt hetimesh në Shqipëri, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri.

Të këshilluara

Dy bashkitë me më shumë borxhe

Kryeministri Rama ka zhivlluar një mbledhje të gjerë sot në Shkodër ku krahas ministrave janë edhe kryetarët e bashkive. Përsa sa i përket burimeve njerëzore...

14:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI