Flash

Me armë zjarri dhe municion luftarak, dy të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 9 March 2024
Me armë zjarri dhe municion luftarak, dy të arrestuar në

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, teksa janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë. Të arrestuarit janë Edevaldo Haxhiu, 39-vjeç, banues në Tiranë Azemvllasi Elezi 34-vjeç. Ky i fundit në momentin e ndalimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë dhe ka tentuar të largohej ku gjatë tentativës për t’u larguar ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur veprimtarinë kriminale dhe lidhjen e tyre me grupe të tjera.

Njoftimi:

Tiranë/Vijon operacioni mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit".

Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje, nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja", dhe nga Komisariati i Policisë Nr. 7. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe municion luftarak, si dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Vihen në pranga 2 shtetas. Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat i tyre:

▪️Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në rrugën "Frang Bardhi", kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën 39-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;

▪️Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në Marqinet, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin M. M., dhe pasagjer shtetasin A. E., 34 vjeç. Pasagjeri në momentin e ndalimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, por ka tentuar të largohej dhe gjatë tentativës për tu larguar ka hedhur në tokë, një armë zjarri pistoletë.

Dy armët e zjarrit me krëhra e municion luftarak, së bashku me lëndën e dyshuar narkotike kokainë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve E. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. E., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI