Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Ligjvënësit amerikanë të ndarë për Ukrainën dhe Izraelin

Lapsi.al 9 March 2024
Ligjvënësit amerikanë të ndarë për Ukrainën

Në fjalimin e tij për gjendjen e vendit, presidenti amerikan Joe Biden kërkoi miratimin nga Senati të paketës së ndihmave prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, vendet e rajonit Indo-Paqësor, Izraelin dhe operacionet humanitare në Gazë. Projektligji përballet me kundërshti në Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë republikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, pyeti ligjvënësit nëse ndryshuan mendje pasi dëgjuan fjalimin e presidentit.

Ndihma për Ukrainën ishte në qendër të fjalimit të këtij viti të Biden mbi gjendjen e vendit.

“Ukraina mund ta ndalë Putinin, nëse e përkrahim dhe i japim armët që i nevojiten për t’u mbrojtur”, deklaroi Presidenti Biden.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson ka refuzuar të përfshijë në kalendarin për votim projektligjin e ndihmave prej 95 miliardë dollarësh të miratuar nga senati, duke zhgënjyer kështu ligjvënësit demokratë.

“Nëse futet financimi për Ukrainën në programin e punës së Dhomës së Përfaqësuesve, atëherë do të miratohet me shumicë dërrmuese”, thotë ligjvënësi demokrat Don Beyer.

Ndihmat për Ukrainën mbështeten edhe nga shumë ligjvënës republikanë.

“Mendoj se ka një objektiv moral. Mendoj se ka një arsye strategjike për ta bërë këtë. Kemi një botë që duket shumë si ajo e vitit 1938, me diktatorë të veckël që janë tërësisht të interesuar për gjenocidin që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore”, thotë ligjvënësi republikan Jake Ellzey.

Por, ligjvënës të tjerë republikanë thonë se do të dërgojnë ndihma të mëtejshme për Ukrainën vetëm nëse jepen më shumë fonde edhe për forcimin e sigurisë në kufirin SHBA – Meksikë.

“Flasim për kufijtë e Ukrainës – po për kufijtë tanë? Do të thoja për shembull se si kompromis, mund të japim nga një dollar për kufirin tonë jugor, për çdo dollar që japim për Ukrainën”, thotë ligjvënësi republikan Doug LaMalfa.

Senatorët republikanë refuzuan më herët këtë vit një marrëveshje dypartiake me mbi 20 miliardë dollarë për sigurinë kufitare. Ligjvënësit republikanë thonë se do të dërgojnë ndihma të reja për Ukrainën, vetëm në rast se rritet buxheti për masat e sigurisë në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Gjatë fjalimit të tij të enjten, presidenti Biden njoftoi përpjekje të reja për të dërguar ndihma për civilët në Gazë.

“Një port i përkohshëm do të mundësojë rritje masive të ndihmave që do të hyjnë në Gazë çdo ditë”, tha presidenti Biden. Por, disa ligjvënës republikanë i thanë Zërit të Amerikës se ndihmat për civilët palestinezë nuk do të mjaftojnë për ta zgjidhur konfliktin. “Hamasi është forcë e së keqes. A e dëshiroj unë një armëpushim? Po, e dua një armëpushim, sapo të jetë fshirë Hamasi nga kjo tokë”, thotë ligjvënësi republikan Buddy Carter. Republikanët kritikojnë edhe propozimin e Presidentit Biden për një zgjidhje me dy shtete. “Për sa kohë që Hamasit i lejohet të veprojë në periferi të Izraelit, do të vazhdojmë ta kemi këtë problem. Dhe ndërkohë amerikanët i japin ndihma Gazës. Po Irani ku është? Ku janë ndihmat iraniane për Gazën?”, thotë ligjvënësi republikan Scott Perry.

Demokratët vlerësojnë lart përpjekjet e presidentit për të mbështetur Izraelin, si dhe për të tramutar njëkohësisht edhe krizën humanitare në Gazë.

“Jam i kënaqur që Presidenti urdhëroi dërgimin e ndihmave dhe ushqimeve nga ajri, si dhe ngritjen e një porti”, tha ligjvënësi demokrat Joaquin Castro. Javën e ardhshme, në Dhomën e Përfaqësuesve, një votim për procedurë pritet të bëhet duke tentuar futjen në programin e punës të propozimit për ndihmat. Ndërkohë, Senati miratoi të premten një buxhet të minutës së fundit për të shmangur mbylljen e përkoshme të qeverisë federale./ VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI