Flash

Erdogan thotë se Turqia mbështet udhëheqësit e Hamasit

Lapsi.al 9 March 2024
Erdogan thotë se Turqia mbështet udhëheqësit e Hamasit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Ankaraja “mbështet fuqishëm” grupin palestinez, Hamas, që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Askush nuk mund të na detyrojë që ta shpallim Hamasin organizatë terroriste”, tha ai gjatë një fjalimi në Stamboll më 9 mars.

“Turqia është një shtet që flet hapur me udhëheqësit e Hamasit dhe i mbështet fuqishëm”, shtoi ai. Erdogan ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të Izraelit që kur ka nisur lufta në Gazë.

Lufta në Rripin e Gazës nisi pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur ekstremistët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme të pareshtura tokësore dhe ajrore dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, deri më tani në enklavën palestineze janë vrarë mbi 30.000 persona, shumica gra dhe fëmijë. Erdogan e ka quajtur Izraelin “shtet terrorist” dhe e ka akuzuar se po kryen “gjenocid” në Rripin e Gazës./ Rel

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI