Flash

Berat/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit

Lapsi.al 9 March 2024
Berat/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e

Një aksident ka ndodhur pak më parë në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen "Uznovë e madhe". Një 28-vjeçar që drejtonte një automjet tip Skoda ka humbur kontrollin. Si pasojë mjeti ka marrë para dy shtylla të ndriçimit të rrugës. Makina është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme, ndërkohë që drejtuesi i saj ka dalë nga mjeti pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe verifikimet në vendin e aksidentit, për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij. Mendohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara të drejtuesit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI