Flash

Përshkallëzohet dhuna e bandave, Haiti zgjat me një muaj gjendjen e jashtëzakonshme

Lapsi.al 8 March 2024
Përshkallëzohet dhuna e bandave, Haiti zgjat me një muaj gjendjen

Porti kryesor i Haitit pezulloi operacionet të enjten mes një përshkallëzimi të dhunës së bandave që detyroi autoritetet në vendin më të varfër të Karaibeve të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur gjatë fundjavës në Port-au-Prince për një muaj.

Bandat, të cilat kontrollojnë pjesën më të madhe të kryeqytetit dhe rrugët që të çojnë në pjesën tjetër të territorit, kanë sulmuar vende strategjike që nga java e kaluar në mungesë të kryeministrit de fakto Ariel Henri, duke kërkuar, si një pjesë e popullsisë, dorëheqjen e tij.

Kompania Caribbean Port Services, e cila menaxhon portin e kryeqytetit, njoftoi të enjten se po pezullonte funksionimin e saj për shkak të “trazirave”, duke përmendur “sabotazhin dhe vandalizmin” nga 1 marsi.

Gjendja e jashtëzakonshme dhe shtetrrethimi u shpallën të dielën pasi banda liruan rreth 4 mijë të burgosur nga burgjet. Ndër vendet strategjike të synuara nga kriminelët janë, përveç portit, gjykatat dhe komisariatet e policisë.

Një tjetër stacion policie u dogj të mërkurën mbrëma në Port-au-Prince, megjithatë anëtarët e forcave të zbatimit të ligjit arritën të largoheshin.

Sipas shifrave të policisë, që nga përshkallëzimi i krizës javën e kaluar, dhjetë ndërtesa policie janë shkatërruar dhe dy burgje, përfshirë më të madhin në vend, me shumicën e të burgosurve që kanë shpëtuar.

Kreu i fuqishëm i bandës Jimmy Serizier, i njohur ndryshe si “Barbecue”, kërcënoi të martën se nëse kryeministri Henri nuk largohet dhe komuniteti ndërkombëtar vazhdon ta mbështesë atë, Haiti prej rreth 11 milionë njerëzve do të zhytet në “luftë civile” dhe “gjenocid”.

Kryeministri de fakto, i cili duhej të linte detyrën në fillim të shkurtit, ishte në Kenia kur kriza u përshkallëzua dhe nuk ka mundur të kthehet në Haiti, kryesisht për shkak të mungesës së sigurisë rreth aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI