Flash

"Për Ervis Martinajn janë paguar 3 milionë euro për t'a eleminuar"

Lapsi.al 8 March 2024
"Për Ervis Martinajn janë paguar 3 milionë euro për

Gazetari Ferdinand Dervishi shprehet se për të janë paguar 3 milionë euro për eleminimin e Ervis Martinajt.

“Në Shqipëri kanë qenë më të ulëta se 10 mijë euro për njerëz të kategorisë së fundit.

Për Vis Martinajn janë paguar deri në 3 milionë euro thuhet. Varet se kush është objektivi.

Kjo histori është shumë përvëluese. Kemi një ministër që e pyesin gazetarët dhe nuk jep dot përgjigje. Është një histori përtej fuqisë së ministrit.

Janë të përfshira disa grupe kriminale. Dhe bëhet fjalë çësthje përtej fuqive të ministrave dhe drejtorëve.

Policia ka qenë prapa me këtë ngjarje”, thotë Dervishi për Report TV.

Dervishi zbuloi një detaj mjaft të rëndë dhe në lidhje me killerin Julian Sinanajn, për të cilin ka patur oferta edhe nga politika e lartë në vend.

“P.sh Julian Sinanaj pasi u arrestua, iu kap një arsenal i vogël armësh, që ai i bënte vetë. Por rast i tij ishte shumë i veçantë.

Vrasjet i kryente si njeri që ishte marrë gjithë jetën me atë punë. Në momentin kur u shfaq në Shqipëri dhe u mor vesh se ka ardhur një vrasës i tillë në Shqipëri, kërkesat ndaj tij kanë qenë të shumta.

Edhe persona nga maja e politikës kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij. Pastaj nuk është realizuar.

Julian Sinanaj i kishte çmimet nga 10 deri në 50 mijë euro. Në disa raste kishte marrë dhe nga një copë toke”, tha Dervishi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI