Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Lapsi.al 8 March 2024
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë do të vijojë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Kjo do të rrezikojë reshje të izoluara dëbore vetëm në skajin verior të Shqipërisë. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Po ashtu; do të shtohet ndjeshëm lagështira relative në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale në Ersekë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verilindor. Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të premtes do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Ato, herë pas-here do të gjenerojnë reshje të izoluara dëbore; kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie gjatë mëngjesit. Ato rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë 24-orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Juglindor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të RMV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo do të sjellë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në pjesën tjetër të RMV, por mundësia për reshje është thuajse zero. Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë një tjetër rënie gjatë vlerave minimale, por maksimalet do të rriten duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Europa

Kalimi i një sistemi frontesh nga Atlantiku drejt Perëndimit dhe Jugperëndimit të Europës me ndikim deri në Europën Qendrore; do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Ishujt Britanikë, gadishullin Iberik si edhe pjesën më të madhe të Qendrës së kontinentit ku reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës do të jenë mjaft problematike.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI