Flash

Gërryen lumin Drin për të marrë inerte, arrestohet pronari i subjektit, nën hetim dy punëtorët

Lapsi.al 8 March 2024
Gërryen lumin Drin për të marrë inerte, arrestohet pronari i

Një 33-vjeçar është arrestuar dhe dy punëtorë janë vënë nën hetim në Shkodër pasi u kapën duke marrë ilegalisht inerte në shtratin e lumit Drin me eskavator, të cilat i transportonin me kamion.  I arrestuari është 33-vjeçari Sh.D, pronar i subjektit ekonomik, ndërsa nën hetim janë vënë 39-vjeçari B.D dhe 25-vjeçari S.A.

Njoftimi i policisë:

Konstatohet dhe goditet një rast i veprimtarisë kriminale të gërryerjes së shtratit të lumit Drin, me qëllim marrjen e inerteve, ndërsa në pranga është vënë shtetasi Sh. D., pronari i subjektit ekonomik.

Sekuestrohen 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Drin, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve, kanë kapur në flagrance shtetasit Sh. D., B. D. dhe S. A., teksa kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi Sh. D., 33 vjeç, pronari i subjektit ekonomik, për llogari të të cilit merreshin inertet. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punëtorë të këtij subjekti, konkretisht shtetasit B. D., 39 vjeç dhe S. A., 25 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI