Flash

EUELX i sekuestron telefonin Sami Lushtakut me urdhër të Speciales

Lapsi.al 8 March 2024
EUELX i sekuestron telefonin Sami Lushtakut me urdhër të Speciales

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Sami Lushtaku është thirrur mbrëmjen e kësaj të premteje në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Këtë e ka konfirmuar djali i tij, deputeti Mërgim Lushtaku, i cili tha se babai i tij është shoqëruar nga avokati i tij.

“Po, janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për çështjen e telefonit. Sipas avokatit, është aty vetëm për telefonin”, - tha ai.

Lushtaku ka dalë nga zyrat e EULEX-it në orët e vona. Avokati i tij Artan Qerkini bëri me dije se Lushtakut i është konfiskuar telefoni nga Specialja. Ai shtoi se Lushtaku nuk është i dyshuar për ndonjë vepër dhe se nuk ka pasur ndonjë urdhër-arresti ndaj tij.

Lushtaku nuk ka bërë asnjë deklaratë para mediave se për çfarë arsyeje është marrë në pyetje. Ai është larguar nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me makinën e tij. Specialja bastisi një ditë më parë edhe shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së Sulejman Selimi.

Sami Lushtaku ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Në mars 1998 u plagos në Krushë të Madhe duke sjellë armatim nga Shqipëria bashkë me Sylejman Selimin dhe të tjerë. Ai ka qenë komandant në zonën e Drenicës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: E keqja e Shqipërisë quhet Edi Rama

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje grave që të bashkohen për të kërkuar rivendosjen e lirive, rivendosjen e votës....

19:30

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI