Flash

Erdogan paralajmëron tërheqjen nga politika: Zgjedhjet e 31 marsit janë të fundit për mua

Lapsi.al 8 March 2024
Erdogan paralajmëron tërheqjen nga politika: Zgjedhjet e 31 marsit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka bërë një deklaratë të bujshme se zgjedhjet lokale të planifikuara për 31 mars do të jenë të fundit në të cilat ai do të jetë në krye të shtetit turk. Deklaratën e bërë në një takim me të rinj.

“Këto zgjedhje janë të fundit për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji. Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, - citohet të ketë thënë ai sipas agjencisë turke të lajmeve TRT Haber. Erdogan ka shtuar më tek se shpresonte të fillonte “një epokë të re që nga 1 Prilli.”

Mandati i Erdoganit si president i Republikës së Turqisë përfundon në vitin 2028. 70-vjeçari është politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne pasi e ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada. Fituesi i disa zgjedhjeve që nga viti 2002, Erdogani u rizgjodh për një mandat 5-vjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara në maj të vitit 2023. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: E keqja e Shqipërisë quhet Edi Rama

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje grave që të bashkohen për të kërkuar rivendosjen e lirive, rivendosjen e votës....

19:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI