Flash

Berisha: E keqja e Shqipërisë quhet Edi Rama

Lapsi.al 8 March 2024
Berisha: E keqja e Shqipërisë quhet Edi Rama

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje grave që të bashkohen për të kërkuar rivendosjen e lirive, rivendosjen e votës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Me një program të studiuar do të marrin fund diskriminimet në realitet. Do të bëhet gjithçka që potenciali i madh, që çdo grua, nënë e vajzë ka në vetvete të shpaloset në interesin e saj më të mirë të familjes dhe vendit.

Të dashur miq!

Sot është një ditë për tu bërë thirrje nënave e motrave tona, grave e vajzave të bashkohemi në këtë betejë për rivendosjen e lirive tona, sepse asgjë, asnjë qëllim fisnik, asnjë sukses i vërtetë nuk mund të arrihet jashtë një mjedisi të lirë, në kushtet e shtypjes dhe mohimit të lirive.

Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për rikthimin e opozitës në pushtet. Për vendosjen reale dhe jo propagandistike, të nënës, motrës, vajzës e gruas në piedestalin që meriton.

Por kjo kërkon të çlirojmë, shpëtojmë Shqipërinë nga e keqja e madhe që quhet, Edi Rama, në pushtetin e të cilit nuk ka votë të lirë, në pushtetin e të cilit nuk ka shpresë, por ka vetëm braktisje, braktisje, braktisje të votrave tona familjare, braktisje të Shqipërisë.

Edhe njëherë përulem me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para të gjithë kontributit të jashtëzakonshëm që gratë, vajzat, nënat, motrat tona kanë dhënë dhe japin për Shqipërinë, familjet tona, për kombin shqiptar.

Shpreh bindjen më të thellë se së shpejti shqiptarët do të shohin tek gruaja, vajza, nëna, motra shqiptare fitoren, fitoren, fitoren.

Nderim të madh grave e vajzave, nënave e motrave shqiptare.

Fitore, fitore, fitore!

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI