Flash

Nuk luftohet Rama me hipokrizi “pro perëndimore”

Lapsi.al 8 March 2024
Nuk luftohet Rama me hipokrizi “pro perëndimore”

Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike greke, që kanë komentuar situatën e marrëdhënieve Tiranë - Athinë, pas dënimit të manipuluar të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, me siguri ka vënë re një emërues të përbashkët. Në një pjesë prej tyre, që Lapsi.al i ka përkthyer dhe botuar, për të kuptuar më mirë opinionet që qarkullojnë në anën tjetër të kufirit, vihet re, një këndvështrim i veçantë ndaj Edi Ramës. Pa nguruar ta konsiderojnë si përgjegjës dhe fajtor për gjendjen e krijuar, ata e vlerësojnë për forcën që ai ka fituar dhe për mbështetjen ndërkombëtare që ka arritur të sigurojë.

Pothuajse nuk ka artikull ku “kundërshtari”, që fajësohet se po i vë flakën pas dy dekadash marrëdhënieve Greqi - Shqipëri, të mos përshkruhet si i përkëdheluri i SHBA, si një lider autokrat që ka arritur të heshtë Brukselin, Berlinin dhe Romën për mëkatet e pushtetit të tij.

LEXO ME TEJ:

Media greke/ Belerin e dënoi Rama me mbështetje ndërkombëtare 

Në këtë radhë përmenden vizita e Blinkenit, pakti për marrjen e refugjatëve me Melonin, apo bashkëpunëtorëve afganë të amerikanëve, ngritja e bazës së NATO-s në Kuçovë dhe kapja e drejtësisë me bekimin e aleatëve tanë perendimorë.

Pra, ndonëse duket qartë se Athina po përgatitet për betejë, me atë që ish-kryeministri Antonis Samaras e konsideroi si “një regjim që s’ mund të ketë vend në BE”, fqinjët tanë jugorë e shohin me realizëm fuqinë e tij. Ata e pranojnë se falë koncesioneve, që ka ditur të ndërtojë me llokma Shqipërie, falë lobingjeve alla McGonigal, Edi Rama është një kundërshtar i fortë.

Natyrisht, këtë profilizim politologët dhe analistët grekë e bëjnë nga këndvështrimi i tyre, të prekur në sedrën nacionaliste të dikujt që ndien se i kanë thyer hundët padrejtësisht, të lënduar në dinjitetin e fqinjit të parespektuar, por ajo që ka rëndësi për ne, në gjithë këtë tablo, është vështrimi realist se, kanë përballë një “armik” jo të lehtë dhe me mbështetje.

Pikërisht kjo qasje bie ndesh, katërcipërisht, me atë që kanë adoptuar pjesa dërrmuese e rivalëve dhe kritikëve të kryeministrit autokrat brenda vendit. Ata janë të gatshëm të bëjnë qimen tra për ndonjë kritikë që vjen nga mediat perëndimore, të kapen si i mbyturi tek fija e flokut pas ndonjë rezolute pa rëndësi vendimmarrëse, të ekzaltohen për ndonjë deklaratë të balancuar të ndonjë ambasadori avdall.

Ata i mëkojnë ndjekësit e tyre me iluzionin se “Amerika e drejtë” do të ndëshkojë satrapin qe i korruptoi agjentin e FBI-së, apo se evropianët nuk do ta durojnë më atë që e ka shndërruar vendin në një port gjigant prej ku eksportohet kokaina kolumbiane drejt brigjeve te tyre.

Në thelb të këtij refuzimi për të parë kthjellësisht realitetin, qëndron ngurrimi dhe frika për të pranuar se regjimi shqiptar është një autokraci që qëndron në këmbë falë mbështetjes perëndimore.

Media franceze: Si u bë autokrati Rama aleati më i mirë i Perëndimit

Pranimi i zgjedhjeve të vjedhura, mbyllja e syve fillimisht për kanabisin e më pas për depërtimin e parave të drogave të forta në ndërtim e turizëm, leja për të përdorur drejtësinë e re si kamxhik kundër rivalëve politikë, kanë të gjitha të njëjtin burim. Duke u hequr sikur nuk e sheh atë, opozita bëhet e pabesueshme dhe kritikët e kryeministrit hipokritë, pasi nuk mund të ketë rivalitet real me kundërshtarin, pa njohur peshën e tij reale dhe pa bërë llogaritë me pikat e tij të forta.

Një betejë e ndershme me Edi Ramën kalon me detyrim përcaktim edhe përmes denoncimit të atyre qarqeve perëndimore që janë vënë në shërbim të vrasjes së demokracisë në këtë vend. Pak rëndësi ka se në target mund të jenë evropianë apo amerikanë, e vërteta ku kundërshtarët e regjimit besojnë duhet t'i ç‘kompleksojë ata nga çdo tabu.

Shembulli i asaj që po ndodh në Kosovë, ku po lartësohet në publik figura e liderëve që mbrojnë interesat e vendit dhe parimet e tyre, qoftë edhe kur ato bien ndesh me atë çka u kërkojnë aleatët, është një dëshmi që tregon se shqiptarët e kanë arritur pjekurinë për t'u shkëputur nga komplekset e inferioritetit. Ata kanë nevojë për udhëheqës që u thonë të vërtetën dhe jo për hipokritë që valëvisin flamujt e perëndimit dhe kur mesazhet që vijnë prej andej pranojnë imazhin e autokracisë.

Fiks për këtë ajo që po ndodh në Athinë duhet parë si një laborator ku mund të farkëtohet opozitarizmi shqiptar.

Natyrisht, jo në aspektin e nacionalizmit shpesh të sëmurë dhe folklorik grek, por për aftësinë e tyre për të njohur përmasat reale të kundërshtarit që kanë përballë. Edhe në Shqipëri të jesh kundër Edi Ramës, përveçse të bësh llogaritë me oligarkët mediat dhe falangat e tij, duhet të ndërgjegjësohesh edhe për kundërshtimin e një koalicioni të fuqishëm ndërkombëtar që ai ka në krah.

A është kjo një betejë e pamundur? Për këtë askush nuk mund të vërë bast. Ama një gjë është e sigurt: disfata do të jetë e pashmangshme për të gjithë ata që do vazhdojnë të shiten edhe si shokë të ambasadorëve edhe si “armiq” të diktatorit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kush po e kërcënon Irenën me tre mbiemra

Gazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partisë në pushtet në Athinë, ka publikuar sot një denoncim sipas të cilit gjykatësja e proceseve të bujshme, Ir...

19:34

Sa VLEN Albin Kurti në Maqedoni?

Koalicioni anti Kurti në aksin Tiranë - Prishtinë- Tetovë është tubuar sërish rreth një fabule të re, asaj se kryeministri i Kosovës po tenton të destabilizojë ...

17:05

Një protestë anti Blinken

Protesta e 20 shkurtit, me pjesmarrjen që demostroi, i provoi të gjithëve se në Shqipëri ka një masë të stërmadhe njerëzish që nuk besojnë se vendi drejtohet ng...

19:59

A mjafton kaq për të thirrur BASHKIM?

Në PD po ndodh ajo që dukej e pamundur dy vite më parë, kur vëllezërit armiq demokratë luftuan me hunj dhe gaz lotësjellës kundër njëri tjetrit. Mbështetësit e ...

19:12

Kriza e legjitimimit të projektit socialist

Artikulli "Kriza e legjitimimit të projektit socialist" është pjesa e tretë (dy të parat në linqet më poshtë) e një cikli shkruar nga Blendi Kajsiu  enkas për L...

17:35

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI