Flash

8 marsi/ Thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë në Kosovë

Lapsi.al 8 March 2024
8 marsi/ Thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë në

Me thirrjet “Sot marshojmë, përditë luftojmë”, “Drejtësi për gratë e vrara”, “Drejtësi për gratë e gjalla”, “Punë për mu çfarë pune du”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Poshtë prokuroria patriarkale”, “Poshtë homofobia”, “Trupi jem, e drejta jem”, e slogane të ngjashme, aktivistë dhe qytetarë marshuan në rrugët e Prishtinës më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Marshi i përvitshëm organizohet nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, duke bërë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë.

Qytetarët nisën marshin e tyre nga sheshi Zahir Pajaziti, drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bërë thirrje për drejtësi për gratë e vrara në Kosovë dhe për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës në familje.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Nga Rrjeti i Grave të Kosovës thanë se as këtë 8 mars gratë nuk do të festojnë, por do të marshojnë “për të drejtat e grave dhe vajzave: të drejtën në punë pa diskriminim, të ecim pa u ngacmuar, pa frikë e dhunë, për jetë autonome, e pavarur dhe e fortë”.

Aktivistët për të drejtat e grave kanë thënë se gratë diskriminohen sa i përket punësimit dhe po ashtu kërkojnë më shumë siguri për gratë në ambientet publike dhe private.

Nga viti 2010 deri në nëntorin e vitit 2023, në Kosovë janë vrarë 55 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Të këshilluara

Kapet sasi e madhe drogè në Kapshticë

Kapet një makinë me drogë në Kapshticë. Mësohet se droga e dyshuar kanabis u gjet në shasinë e një makine tip audi Q7. Drejtuesi i makinës u arrestua ndërsa ...

13:54

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë do të vijojë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Kjo do të rrezikojë reshje të izoluara dëbore vetëm në skajin verior të Shqipërisë...

07:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI