Flash

Ligji për Investimet Strategjike, Tabaku: Të shkatërrosh natyrën dhe ekonominë për qokat e të dyshuarve

Lapsi.al 7 March 2024
Ligji për Investimet Strategjike, Tabaku: Të shkatërrosh

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas miratimit të ligjit për Investimet Strategjike ditë ne sotme (7 mars) në Parlament.

Tabaku shprehet se kjo është hera e pestë që parlamenti shtyu ligjin që të gjithë e njohur si më korruptivi në 30 vitet e fundit.

Ajo shton se të shkatërrosh, natyrën, tregun dhe ekonominë për t’i bërë qokë të dyshuarve është një strategji e një qeverie të korruptuar.

“Askush deri më sot nuk ka bërë një analizë; sa investime ka sjellë Ligji Investimeve Strategjike? Sa prej tyre janë të huaja? Sa kanë punësuar? Kush është rezultati i zbatimit të ligjit që nga 9 vite e bëjmë 10? Përgjigja është e qartë; Ligji përpos se klientelist! Abuziv! Përpos se ligj i korruptuar! Është ligj që ka sjellë dëmin më të madh në ekonominë e vendit. duke mbyllur tregun, duke ndryshuar modelin ekonomik“, thotë ndër të tjera Tabaku.

Tabaku: Për herë të pestë parlamenti i Shqipërisë shtyu Ligjin e Investimeve Strategjike, që të gjithë e njohin, e kanë pranuar që është ligji më korruptiv i 30 viteve të fundit. Ligji nga 9 vite do të zbatohet për 10 vite.

Kush janë rezultatet e këtij ligji? Në 44 vendime të KIS 75% e tyre janë në fushën e turizmit. Kur pyeta pak ditë më parë se çfarë ka mbetur pa u dhënë në investimet strategjike, sigurisht që përgjigja ishte e qartë; kanë mbetur pa u zaptuar Zonat e Mbrojtura. Askush deri më sot nuk ka bërë një analizë; sa investime ka sjellë Ligji Investimeve Strategjike? Sa prej tyre janë të huaja? Sa kanë punësuar? Kush është rezultati i zbatimit të ligjit që nga 9 vite e bëjmë 10? Përgjigja është e qartë; Ligji përpos se klientelist! Abuziv! Përpos se ligj i korruptuar! Është ligj që ka sjellë dëmin më të madh në ekonominë e vendit. duke mbyllur tregun, duke ndryshuar modelin ekonomik.

Por a është e ardhmja që duam të ndërtojmë ne për Shqipërinë? A është ligji sistemi i modelit ekonomik që duam të ndërtojmë? A është ky ligj reflektim i garës dhe meritokracisë në ekonomi? Një përgjigje që dihet që është jo!

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI