Flash

Skena si nëpër filma në Athinë/ Shqiptari godet motorin e policisë, ata qëllojnë me pistoletë nëpër gomat e makinës (VIDEO)

Lapsi.al 7 March 2024
Skena si nëpër filma në Athinë/ Shqiptari godet motorin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë në zonën e Shën Panteleimonit, ku një shqiptar që transportonte drogë ka tentuar t’i ikë policisë duke kryer manovra të rrezikshme me makinë e duke përplasur një motor të tyre.

Fillimisht efektivë të skuadrës “DIAS” i kanë bërë shenjë automjetit të ndalonte por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar. Gjatë kësaj tentative, automjeti ka përplasur motorrin e skuadrës “DIAS”.

Efektivët kanë ndjekur makinën dhe kanë shtënë me armë në drejtim të gomave të mjetit. Pas kësaj kanë arritur ta ndalin atë në rrugën “Nirvana” dhe kanë arrestuar autorin. Pas kontrollit në automjetin e tij iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash. 26 vjecari shqiptar është shoqëruar menjëherë drejt komisariatit të Agio Pantaleimona.

Të këshilluara

Zbulohet një bazë armatimesh në Vlorë

Një bazë armatimesh është zbuluar në Babicë të Vlorës, ndërsa në pranga raportohet se është vënë një person. Sipas News24, armët e zjarrit janë gjetur gjatë ...

18:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI