Flash

Shoqata "Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë" dënon sulmet ndaj gazetares Ola Xama

Lapsi.al 7 March 2024
Shoqata "Gazetarët Profesionistë të

DEKLARATË SOLIDARITETI

Shoqata "Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë" (APJ Albania) dhe Instituti i Mediave Online e Sociale (IMOS Albania) dënojnë sulmet e nisura prej disa ditësh në disa media online, kundër gazetares Ola Xama, që dukshëm kanë për qëllim intimidimin e saj dhe denigrimin e figurës së saj.

APJ Albania dhe IMOS Albania konsiderojnë se kjo është një fushatë e qëllimshme denigruese e kërcënuese, për shkak të detyrës, si pasojë e shkrimeve investiguese të gazetares Ola Xama, përmes të cilave ajo ka ekspozuar përfshirjen e zyrtarëve të lartë në afera të rënda korruptive.

Sulmet kundër gazetares kanë nisur menjëherë pas një shkrimi të publikuar në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative (BIRN) përmes Reporter.al për dosjen e inceneratorit të Tiranës, një aferë kjo që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe që ka çuar në burg disa zyrtarë nën akuzën për korrupsion.

Fushata e sulmeve është intensifikuar ditët e fundit me publikimin e materialeve shantazhuese e kërcënuese kundër saj dhe familjarëve të saj të afërt, me qëllimin që të intimidojnë gazetaren, që të ndërpresë investigimet e saj.

APJ Albania dhe IMOS Albania i shprehin solidaritetin koleges Ola Xama duke u bashkuar me organizatat e tjera të medias që kanë reaguar, dhe u bëjnë thirrje gazetarëve, mediave e organizatave të tjera të mediave apo të të drejtave të njeriut, që të kërkojnë bashkë me ne, ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të tilla, të cilat jo vetëm dëmtojnë gazetarinë dhe lirinë e shprehjes, por vënë në rrezik edhe sigurinë e gazetares.

APJ Albania dhe IMOS Albania do të informojnë për këtë rast edhe organizazaz partnere ndërkombëtare dhe të gjitha institucionet dhe kancelaritë ndërkombëtare, të cilat janë të angazhuara energjikisht në mbrojtje të gazetarëve dhe të lirisë së shtypit e të shprehjes.

SHOQATA E GAZETARËVE PROFESIONISTË TË SHQIPËRISË

INSTITUTI I MEDIAVE ONLINE E SOCIALE

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI