Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Parashikimi i motit për këtë të enjte, vranësira dhe reshje shiu

Lapsi.al 7 March 2024
Parashikimi i motit për këtë të enjte, vranësira dhe

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente. Herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara shirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore të Shqipërisë. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie me të paktën 2 gradë c duke luhatur vlerat ditore nga 0°c minimalja deri në 18°c maksimalja në rang vendi. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë me vranësira të dendura dhe shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Parashikohet që edhe pasdite të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike. Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe reshje dëbore ne zonat malore. Përsa i përket temperaturave të ajrit ato do të mbeten konstante gjatë mengjesit. Ato do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°c deri në 12°c. Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të RMV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave ku herë pas here do të jenë rrebeshe; më të dukshme reshjet priten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të RMV-së duke sjellë rrebeshe shiu si edhe reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë vijojnë të pandryshuara gjatë mëngjesit. Ato do të pësojnë rënie të ndjeshme duke luhatur vlerat ditore nga 0°c deri në 14°c.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në jugperëndim të Europës me ndikim në të gjithë rajonin e mesdheut do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin Iberik, gadishullin Apenin, si edhe gadishullin e Ballkanit. Po ashtu; do te vijojë Europa Lindore me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta.

Të këshilluara

Pesë italianë rrahin brutalisht shqiptarin

Policia në Itali, e koordinuar nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Milanos, ka zbatuar masën e arrestit me burg, të lëshuar me kërkesë të prokurorëve publikë t...

14:01

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43