Flash

Meta thotë dy rreshta për dënimin e Belerit

Lapsi.al 7 March 2024
Meta thotë dy rreshta për dënimin e Belerit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, po mban një konferencë për media referuar rezolutës së Partisë Popullore Europiane.

Ai ka ndalur tek çështja Beleri, ku tha se arrestimi i tij është një arrestim politik dhe tregon kapjen e drejtësisë dhe policisë nga kryeministri Edi Rama.

Meta shtoi se narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave.

"PL ashtu sic theksohet edhe në rezolutë qëndron ashpër qëndrimet e qeverisë në rastin e Belerit dhe ndërhyrjen në drejtësi, arrestimin politik të tij.

Çështja Beleri, tregues i kapjes së drejtësisë dhe policisë nga Rama.

E përkrahim vlerësimin e PPE se kjo cështje evidenton probleme serioze”, u shpreh Ilir Meta.

Lexo më tej: Dy vjet burg për Fredi Belerin/ Rama drejt zgjedhjeve të reja në Himarë 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI