Flash

Lubonja: Çfarë fshihet pas burgosjes së Belerit

Lapsi.al 7 March 2024
Lubonja: Çfarë fshihet pas burgosjes së Belerit

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet pas dënimit të Fredi Belerit me 2 vite burgim. I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 Lubonja u shpreh se për të nuk ka asnjë dyshim se dënimi i tij është një goditje politike dhe një akt i paligjshëm i shoqëruar me shkeljen e çdo procedure. Ai shtoi se një veprim i tillë nuk mund të ndodhte në një vend normal.

“Për mua nuk ka asnjë lloj dyshimi, kjo është një goditje politike. Në një vend normal nuk mund të ndodhte një gjë e tillë. Për mua është pikëpyetja se nga vjen ky guxim për të vepruar kështu, kur edhe shteti grek ka një lloj autoriteti dhe mundësie të të bëjë dëm. Nuk e di nga vjen kjo.

A kemi të bëjmë me një hall më të madh se burgosja e Belerit që Rama do ta mbajë në burg, ndoshta mund të jetë një humbje e sensit të realitetit dhe i duket vetja shumë i fuqishëm. Ndoshta ka të bëjë diçka me çështjen e detit dhe Erdoganin, por akti në vetvete është i paligjshëm dhe shkelje e çdo procedure, nuk diskutohet fare”, - u shpreh ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI