Flash

Konfirmohen negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për një marrëveshje

Lapsi.al 7 March 2024
Konfirmohen negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për një

Mediat pranë qeverisë  njoftuan sot se mes mazhorancës dhe opozitës kanë nisur negociatat për një marrëveshje që synon të kthejë në normalitet situatën politike. Lapsi.al u interesua në radhët e opozitës që kanë konfirmuar se është e vërtetë që negociatat kanë nisur, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Burimi pranë opozitës saktësoi se kërkesat mbeten të njëjta, komisionet hetimore për disa nga aferat e korrupsionit të qeverisë dhe reforma zgjedhore.

Mbetet për t'u parë nëse bisedimet do të prodhojnë diçka konkrete, në mënyrë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Edhe seanca e kësaj të enjteje ishte e zhurmshme për shkak të protestës, ndërkohë që mazhoranca kaloi në një atmosferë të ngarkuar ligjet që kishte bërë gati, duke shpërfillur faktin se në sallë kishte vetëm 68 deputetë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI