Flash

I dënuar me 8 vite burg, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

Lapsi.al 7 March 2024
I dënuar me 8 vite burg, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

Haki Mehmeti, i dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, shtetasi shqiptar:

Haki Mehmeti, 39 vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2014, e ka dënuar me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 9 muaj e 27 ditë burgim), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim.

Shtetasi Haki Mehmeti nuk iu është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte në Berat, në bashkëpunim me shtetasin B. T., një sasi cannabisi, e cila më pas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI