Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Flet Gaz Bardhi: E vërteta e negociatave me PS për të ndalur kaosin në parlament

Lapsi.al 7 March 2024
Flet Gaz Bardhi: E vërteta e negociatave me PS për të ndalur

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar lajmet e kësaj të enjteje se ai po zhvillon negociata të fshehta me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi për të ndalur konfliktin në parlament. I pyetur për një lajm të tillë, Bardhi nuk e mohoi, por tha se nuk ka asnjë kulisë.

“Nuk ka asgjë sekrete në qëndrimin e PD që nga dita e parë që vullneti ynë ka qenë për një parlament që funksionon. Kemi qenë për dialog me mazhorancën, por me një kusht që është respektimi i Kushtetutës. A po negocioj me organet brenda parlamentit për funksionimin normal të tyre? E kam bërë nga dita e parë dhe do të vazhdoj ta bëj.

Nuk ka kulisa. Nuk ka kulisa mbrapa. Beteja që po bëjmë ne është betejë për të drejtat e opozitës. Është betejë për komisionet hetimore dhe jo që të marrim ne ndonjë gjë. Janë të drejta kushtetuese të opozitës që opozita po lufton për t’i fituar. Është në vullnetin e mazhornacës që të respektojë të drejtat e opozitës” – tha Bardhi në Opinion.

Gjatë paradites, media pranë mazhorancës raportuan se mazhoranca po zhvillon bisedime sekrete për të normalizuar punën në Kuvend. Sipas këtyre burimeve ajo mund të pranojë disa nga komisionet hetimore të opozitës, por jo ndryshimin e komisionit të reformës zgjedhore.

I pyetur për deklaratat e tij kundër Berishës, Bardhi tha se ato i ka bërë në një kohë që besonte se PD pa Berishën do të ishte më e fortë, por humbja në zgjedhjet e 14 majit treguan se ishte i nevojshëm bashkimi. Ai tha gjithashtu se 90% e anëtarësisë janë të bashkuar, ndërsa theksoi se edhe 85% e grupit parlamentar është i bashkuar. Bardhi theksoi se objektivi i kryesor është forcimi i PD, për të qëndruar përballë qeverisë “Rama”.

"Janë rreth 43 apo 44 deputetë, por unë nuk e i quaj kolegët numra. Në grupin Parlamentar jemi 85 apo 90% të deputetëve. Është dhe një pjesë e vogël e deputetëve që është rreshtuar pranë Lulzim Bashës. Uroj që edhe ata t’i thërresin arsyes. Rreth 95% e bazë së anëtarësisë është e bashkuar. Ky është një lajm i mirë dhe një lajm i keq për PS. Ndërkohë është një numër i vogël veç, por edhe ajo pjesë do të ndërgjegjësohet dhe të bashkohen kundër Edi Ramës. Detyra jonë është t’i shërbejmë PD dhe mbi të gjitha Shqipërisë" - tha Bardhi.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI