Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Dule: Belerit i ofruan marrëveshje, del nga burgu po dhe dorëheqjen

Lapsi.al 7 March 2024
Dule: Belerit i ofruan marrëveshje, del nga burgu po dhe dorëheqjen

Vangjel Dule, Kreu i PBDNJ-së ka folur mbrëmjen e së enjtes për çështjen “Beleri”. I ftuar në Syri Tv ai ka dhënë disa detaje që më parë kanë qenë të panjohura për opinionin publik. Sipas tij, Belerit i kanë ofruar një marrëveshje në burg, ku i thanë që “nëse do të dalësh, duhet të japësh dorëheqjen”.

“Duhet ta qartësojmë situatën dhe të themi të vërtetat siç duhet. Beleri është në burg sepse është Kryetari i Bashkisë së Himarës. Belerit i është ofruar marrëveshje e pisët brenda në burg. I kanë thënë që “nëse do të dalësh jep dorëheqjen nga Kryetari Bashkisë”. Pra problemi është me Belerin si kryebashkiak nga Edi Rama. Rama ka problemin e platformës së tij politike" - tha Dule.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndërhyri brutalisht në procesin zgjedhor për Bashkinë e Himarës, duke urdhëruar arrestimin e kandidatit të opozitës. Sipas Dules, pavarësisht se “në gjykatë u vërtetua katërcipërisht se zoti Beleri nuk është i implikuar në asnjë çast dhe në asnjë moment të fushatës elektorale, në asnjë korrupsion dhe në asnjë shit-blerje vote dhe u rrëzua çdo pretendim i akuzës, vendimi i gjykatës do të shënohet në analet e historisë së jurisprodencës si një moment i absurditeti ligjor

Procesi zgjedhor në Himarë nuk u kontestua në asnjë moment, as nga rivali i zotit Beleri, as nga partia të cilën përfaqësonte, si në komisionin zgjedhor të zonës, si në KQZ ashtu dhe në Kolegjin Zgjedhor dhe për çudi dëgjova sot se ai ishte një proces i manipuluar, një proces i pakontestuar në asnjë prej shkallëve të parashikuara nga ligji, është një proces i cili ka miratimin e të gjithëve.

Atë që nuk mund të ketë është ndërhyrja brutale e zotit Rama me arrestimin arbitrar me ndërhyrjet në proces, por që nuk i dha në asnjë moment që të ketë edhe rezultatin e dëshiruar në Bashkinë e Himarës. Bashkia e Himarës ka zgjedhur kryetar bashkie" - tha Dule. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI