Flash

Brnabiç nuk do të jetë më kryeministre e Serbisë, Vuçiç ia kalon partinë Ministrit të Mbrojtjes

Lapsi.al 7 March 2024
Brnabiç nuk do të jetë më kryeministre e Serbisë,

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar së fundmi se Ana Brnabiç nuk do të jetë më kryeministre. Pas një takimi të kryesisë së partisë së drejtuar prej tij, Vuçiç ka deklaruar se Brnabiç do të caktohet në detyrën e kryetares së Parlamentit të vendit.

"Ana Brnabiç është surpriza më pozitive për mua. Ajo ka ecur më shumë nga të gjithë, ka luftuar shumë dhe me guxim", tha ai.

Ndërkohë Aleksander Sapiç do të jetë sërish kandidati i Partisë Progresive për zgjedhjet në Beograd. Po kështu, Milos Vuçeviç ka marrë drejtimin e partisë që deri më tani e ka mbajtur Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI